Taravari e quan absurd reagimin e Mexhitit
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot i është kundërpërgjigjur zv. kryeministrit dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitit në lidhje me daljen e ASH-së nga qeveria.
AA
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot i është kundërpërgjigjur zv. kryeministrit dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitit në lidhje me daljen e ASH-së nga qeveria.
Taravari e cilëson Mexhitin si pensionistë të BDI-së dhe se është i verbuar nga pushteti.
“Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake.
Të shkosh me ty është të paralizohesh”, shkruan Taravari.
Mexhiti mbrëmë e kritikoi vendimin e Taravarit për dalje nga qeveria dhe këtë veprim e quajti si pengesë ndaj ndryshimit.
Në një atmosferë festive me interpretime në piano, fjalime dhe recitime të shumta nga nxënësit, në Shkollën e Mesme “Zef
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka qenë njëri ndër protagonistët e fundit kryesor të politikës shqipare në Maqedoninë
Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, është shprehur i prerë, duke thënë se ndryshimet