
Azizi: Taravari përfundoi në prehërin e BDI-së por pa anëtarësi
Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, në intervistë për TV Koha tha se Taravari përfundoi në prehërin e BDI-së por pa anëtarësi.
“Storja e Taravarit është shumë e qartë ai përfundoi në prehërin e BDI-së por pa anëtarësinë”, tha deputeti Azizi.
Ai shtoi se largimet e njëpasnjëshme nga ASH dëshmojnë se nuk është në rrugë të drejt.
“Largimet e distancimet e çdo ditshme nga ASH vërtetojnë se Taravari zgjodhi rrugën e gabuar që partinë t’ia dorëzojë BDI-së”, përfundoi Azizi.