
Veseli inspekton punimet në shkollën “Përparimi” në Krushopek
Kryetari i Komunës së Sarajit, Ilas Veseli, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit “Albiz”, Besir Dernjani, realizuan një vizitë pune në Shkollën Fillore Komunale “Përparimi” në vendbanimin Krushopek.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit institucionalë u njohën nga afër me punimet ndërtimore që janë zhvilluar në ambientet e shkollës, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie të brezave të rinj. Ai shprehu falënderim të veçantë për të gjithë kontribuesit në këtë projekt, duke theksuar përkushtimin e komunës për të vazhduar mbështetjen ndaj arsimit dhe investimeve kapitale që ndihmojnë në ngritjen e cilësisë mësimore dhe kushteve të punës për nxënësit dhe stafin arsimor.
Ky projekt paraqet një hap konkret drejt modernizimit të institucioneve arsimore në Komunën e Sarajit dhe është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat për të mirën e përbashkët.