
Ahmeti priti në takim ambasadorin çek, Ludva
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.
Diskutuam mbi zhvillimet politike në vend dhe mbi rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, një rrugë që për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët është prioritet absolut.
Por kjo nuk duhet të mbetet një kauzë e njëanshme. Integrimi europian duhet të bëhet prioritet i përbashkët i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend.
Në këtë drejtim, theksova domosdoshmërinë e:
• vetingut të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve nën mbikëqyrje ndërkombëtare,
• verifikimit të pasurisë dhe pronës të çdo politikani,
• hetimit të procesit të privatizimit dhe të oligarkisë së krijuar prej tij.
Këto janë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një shtet me drejtësi të paanshme, sundim të ligjit dhe institucione që nuk shërbejnë interesave politike, por qytetarëve.
Integrimi europian nuk ka alternativë! Është rruga e vetme drejt stabilitetit, zhvillimit dhe barazisë së plotë për të gjithë qytetarët.