
Mbeturinat nga Çairi para Qytetit të Shkupit, Ganiu: Jemi taksapagues, jemi të lënë si në komunizëm
Kreu i Çairit Visar Ganiu së bashku me qytetarët e mbushën kamionin me mbeturina dhe u nisën drejt Qytetit të Shkupit. Me të mbërritur atje, para Qytetit të Shkupit hodhën mbeturinat që i grumbulluan NË Çairi. Për këtë u prononcua vetë kryetari i Çairit Visar Ganiu. Para mediave Ganiu tha se Çairi është lënë si në komunizëm.