
Ramadani i pëgjigjet Fetait: Nuk jemi produkt i pazareve politike, por zë i ndershëm i shqiptarëve
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerand Ramadani, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të zv kryeministrit Arben Fetai i cili akuzoi ASH-në se është bërë pjese e pazarave politike.
Në një status të publikuar në rrjete sociale, Ramadani ka theksuar se ASH nuk është krijuar mbi pazare politike, por mbi një vendimmarrje kolektive dhe transparente.
“Nuk jemi produkt i pazareve politike, por fryt i një vendimmarrjeje kolektive, të ndershme dhe transparente,” shkruan Ramadani, duke shtuar se të gjitha veprimet në kuadër të ASH-së burojnë nga forumet legjitime të partisë dhe nga një vizion i qartë europian.
Duke komentuar mbi përfshirjen e ASH-së në proceset aktuale politike, Ramadani theksoi se përfaqësuesit e kësaj partie nuk kanë “luksin e pasaportave të sigurta”, por bartin mbi supe përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe kombit shqiptar.
Ai gjithashtu hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj atyre që, sipas tij, shpifin dhe përhapin dezinformata për qëllime të ulëta politike: “Zërat që shpifin vijnë nga qarqe që nuk ia duan të mirën çështjes kombëtare,” përfundon reagimin e tij./ZYRTARE.net