
Roma siguron përforcimin e parë për trajnerin De Rosi
“Sky Sport Italia” raporton se anësori i RB Lajpcigu, Anhelinjo, aktualisht i huazuar te Gallatasarai, ka rënë dakord për kushtet personale me Romën, përpara një transferimi të mundshëm në janar.
Anhelinjo aktualisht është në huazim te Gallatasarai, por pritet të largohet nga klubi turk në orët në vijim. Eksperti i transferimeve, Xhianluka Di Marzio pretendon se spanjolli ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Serie A, përpara një huazimi fillestar me një opsion të blerjes.
Anhelinjo ka bërë 19 paraqitje me Gallatasarain këtë sezon dhe skuadra turke do të duhet të aktivizojë një opsion për të blerë për 6 milionë euro, pas ndeshjes së ardhshme të 27-vjeçarit për klubin.
Roma dhe Lajpcigu raportohet se janë në bisedime të avancuara, kështu që Anhelinjo së shpejti mund të zbarkojë në kryeqytetin italian. Torino, Marseja dhe Viljareali gjithashtu janë lidhur me ish-anësorin e Man. Sitit, por “Giallorossët” tani po udhëheqin garën për nënshkrimin e spanjollit.