Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 ASH: Të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias
Maqedoni

ASH: Të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

June 11, 2025

AA

Përmes një kumtese Aleanca për Shqiptarët me kryetar Arben Taravarin tha se po ndjek me shqetësim procesin e zvarritur për hartimin dhe miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore dhe publike.

“Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, se ligji do të kalojë fillimisht në Qeveri dhe më pas do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, para se të votohet në Kuvend, ngjall shqetësim të thellë për vonesa të qëllimshme dhe taktika bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të qeverisë nga koalicioni VLEN, të cilët ose nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, ose janë verbuar nga etja për pushtet.

Përvoja me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve tregon rrezikun real të vonesave të gjata. Ky ligj u dërgua në Komisionin e Venecias më 22 janar 2019, ndërsa opinioni miqësor u kthye vetëm më 4 maj 2025 – pas plot gjashtë vitesh pritje.

Për më tepër, në dallim nga ai ligj që u miratua në Kuvend dhe më pas iu nënshtrua vlerësimit ndërkombëtar, në rastin aktual, Qeveria tenton ta dërgojë ligjin për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias pa miratim parlamentar. Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar sistemin e balancerit, vendi ndodhet në një boshllëk ligjor që po keqpërdoret rëndë. Praktikat aktuale të punësimeve – ku në shumë konkurse rezultati është (20 me 0) në dëm të qytetarëve shqiptarë – janë tregues i qartë i shkeljes së parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe rrezikojnë seriozisht harmoninë ndëretnike.

Aleanca për Shqiptarët kërkon me ngulm që Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të miratohet fillimisht në Kuvend dhe vetëm pas kësaj të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen vonesat e pafundme, të mbrohet barazia qytetare dhe të parandalohet keqpërdorimi politik i punësimeve në administratë”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.