
Taravari takim me strukturat në Saraj: Të fala nga Saraji, tetori është afër
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në Saraj, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit lokalë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Taravari ka përcjellë një mesazh të qartë: “Të fala nga Saraji, tetori është afër”, duke lënë të kuptohet përgatitjen për zhvillime të rëndësishme në muajt në vijim.
Vizita në Saraj vjen në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve politike në prag të zgjedhjeve lokale./ Zyrtare