AA
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka përshëndetur hapjen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, duke e cilësuar si një zhvillim domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe praninë e shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Qoku rikujtoi se pas hapjes së Konsullatës së Kosovës pesë vite më parë në këtë qytet, tani edhe Shqipëria zyrtarizon praninë e saj në Strugë përmes një përfaqësie konsullore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe koordinimit mbarëkombëtar,” theksoi deputeti i VLEN në një reagim publik.
Sipas tij, sa më shumë të ketë veprime të shpejta, të drejta dhe të menduara në këtë drejtim, aq më i fortë do të bëhet faktori shqiptar në rajon.
Konsullata e re në Strugë pritet të ofrojë shërbime të rëndësishme për qytetarët dhe të shërbejë si urë lidhëse midis institucioneve shqiptare dhe komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. (INA)
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.