![Remenski: Themeli i sigurisë kombëtare janë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/remenski-1000x600-850x560.jpg)
Remenski: Themeli i sigurisë kombëtare janë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare
Profesoresha Frosina Remenski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se themeli i sigurisë kombëtare në Maqedoni gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare.
“Themeli i sigurisë kombëtare janë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare. Shikoni vetëm shpërthimet e kësaj intolerance ndëretnike. Nuk do të gjeni një argument të vetëm të shëndoshë pse kritikoni zgjedhjen e një shqiptari kryeministër, në të ardhmen do të kemi një situatë që të zgjedhim një president shqiptar. Njerëzit udhëhiqen kryesisht nga partitë politike. Nëse mendojnë individualisht, nuk e kanë problem nëse personi është cilësor. Është si të zgjedhësh të operohesh nga një kirurg i mirë, e jo të operohesh nga kirurgu sepse ai nuk të përshtatet etnikisht, por është i mirë”, tha Remenski.