AA
Rreth mesditës, disa vatra zjarri kanë shpërthyer në territorin e Komunës së Kumanovës dhe përhapja e tyre vazhdon me intensitet. Deri më tani janë regjistruar të paktën dhjetë zjarre në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Çetircë, Tabanoc, Rramanli,Kojnare e Epërme, vendin e njohur si “Palestinë”, lagjen “Pero Çiço”, rrugën “Gjuro Pucar Stari”, fshatin Mllado Nagoriçan, afër Etno Fshatit dhe në disa vende të tjera transmeton INA
Komandanti i zjarrfikësve të Kumanovës, Dean Ilievski, theksoi se ekipet janë të shpërndara në terren dhe po përpiqen maksimalisht për të kontrolluar zjarrin, ndërsa situata përkeqësohet për shkak të shpërthimeve të reja. Në Mllado Nagoriçan, zjarri është afruar pranë shtëpive, ndaj janë dërguar menjëherë dy automjete ndërhyrjeje.
Për shkak të situatës serioze, zjarrfikësit kanë kërkuar ndihmë edhe nga kolegët jashtë orarit të punës, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve lokalë të ndihmojnë në përballimin e kësaj stihie. Era e fortë po përhap me shpejtësi flakët, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.
Aktualisht, qyteti është i zhytur në tym si pasojë e zjarreve.(INA)
“Kur Filipçe flet kundër Aleksandar Vuçiqit, popullit i kujtohet se si ata uleshin dhe pinin deri në orët e para
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menagementit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE)
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend