AA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., ku ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Në fokus të takimit ishte thellimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike.
“Ritheksuam përkushtimin tonë për avancimin e bashkëpunimit në interes të ndërsjellë. Kosova është e gatshme ta forcojë partneritetin me SHBA-të, duke qëndruar krah për krah në vlera, vizion dhe veprim,” u shpreh Presidentja Osmani.
Takimi në Uashington vjen në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të thelluar marrëdhëniet me aleatin kryesor strategjik dhe për të siguruar mbështetje të mëtejshme për zhvillim dhe siguri në rajon.(INA)
Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, në podcastin “Fol” me gazetarin Nexhat Aqifi në TV Festa Kumanovë, ka shpalosur detajet teknike
Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, me ftesë të ambasadorit austriak, Sh.T.