AA
Moti sot do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 31 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 29 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e ditës do të rritet gradualisht.
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menagementit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE)
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend
Maqedonia e Veriut po merr rëndësi të veçantë gjeostrategjike për shkak të pozitës së saj në kryqëzimin e dy korridoreve