AA
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës me Mallorac-n.
Ylli i ‘Dardanëve ka firmosur kontratën e re me Mallorcan të vlefshme deri në vitin 2029.
Muriqi tha se rinovimi me Mallorcan është vendimi më i mirë i karrierës së tij.
“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz dhe të rritem me ta. Do të thotë shumë për mua. Të qëndroj këtu është padyshim vendimi më i mirë i jetës sime. Nuk do ta ndryshoj kurrë këtë ëndërr, sepse Mallorca është ëndrra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh Muriqi.
Që nga ardhja në Mallorca në vitin 2022, Muriqi është kthyer në një nga figurat kyçe të skuadrës, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj. Me performancat e tij të qëndrueshme dhe lidershipin në sulm, ai ka fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e klubit.
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste