AA
Ministri Arben Fetai ka publikuar një përmbledhje të punëve të realizuara nga ekipi i tij në vetëm dy javët e fundit, duke i cilësuar si hapa historikë për drejtësi sociale dhe funksionim të shtetit.
Projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është miratuar në Qeveri, një nismë që Fetai e cilëson “historike” pas më shumë se 20 vitesh premtime të pambajtura nga ish-qeverisjet.
Është zgjidhur përfundimisht çështja e personave pa shtetësi që mbetën të tillë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas UNHCR-së, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajon që mbyll këtë kapitull.
Qeveria ka miratuar edhe një Strategji të re për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile për katër vitet e ardhshme, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë drejtim.
Po ashtu, është zgjidhur statusi i inspektorëve tatimorë komunalë, të cilët prej vitesh ishin të anashkaluar dhe pa licenca të rregullta profesionale.
“Qytetarët nuk bien pre e mashtrimeve të atyre që vajtojnë për privilegjet personale. Ne po bëjmë punë që u premtuan për dekada, por kurrë nuk u realizuan”, ka deklaruar Fetai. (INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi