AA
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetjen e pushtetit lokal, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare.
Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, këto mjete do të destinohen për përkrahjen e 238 projekteve në fushën e infrastrukturës, zhvillimit lokal dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Sipas Zekolli Shaqirit, ky është një hap konkret që dëshmon përkushtimin për zhvillimin e barabartë të komunave me shumicë shqiptare dhe një mundësi reale për investime të prekshme në terren.
Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:
Çair: 182 milionë denarë
Tetovë: 478 milionë denarë
Gostivar: 382 milionë denarë
Zhelinë: 115 milionë denarë
Saraj: 179 milionë denarë
Dibër: 120 milionë denarë
Bogovinë: 116 milionë denarë
Studeniçan: 129 milionë denarë
Dollnen: 97 milionë denarë
Kërçovë: 292 milionë denarë
Vrapçisht: 85 milionë denarë
Butel: 138 milionë denarë
Bërvenicë: 58 milionë denarë
Haraçinë: 53 milionë denarë
Likovë: 141 milionë denarë
Strugë: 183 milionë denarë
Tearcë: 55 milionë denarë
Çashkë: 36 milionë denarë
Shuto Orizarë: 177 milionë denarë
Sopishtë: 35 milionë denarë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi