AA
Zëvendëskryeministri i parë, Arben Fetai, ka shpallur fundin e një prej formave më të rafinuara të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve në administratë: përdorimin sistematik të titujve “pomlad sorabotnik” (bashkëpunëtor i ri) dhe “pomlad referent” (referent i ri), të cilët për dy dekada u rezervuan kryesisht për shqiptarët duke i mbajtur në pozita të ulëta, pa mundësi avancimi dhe pa respekt institucional.
“Shqiptarët nuk do të trajtohen më si punonjës të klasës së dytë! Ky është fundi i një epoke të poshtërimit me tituj fyes që BDI i përdori për t’i mbajtur shqiptarët të përulur në shtet. Me Qeverinë VLEN, barazia nuk është fjalë, por ligj”, deklaroi Fetai.
Parlamenti miratoi sot pakon e ligjeve reformuese për administratën publike, të propozuara nga Qeveria VLEN dhe të harmonizuara me rekomandimet e SIGMA-s (Support for Improvement in Governance and Management). Këto ndryshime përfaqësojnë një kapitull të ri në ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe të drejtë, ku punonjësit trajtohen me dinjitet dhe sipas meritës.
Me këto ligje:
• Të gjithë punonjësit me titullin “pomlad sorabotnik” (bashkëpunëtor i ri) avancohen automatikisht në “bashkëpunëtor”, ndërsa bashkëpunëtorët aktualë bëhen “bashkëpunëtorë profesionalë”.
• Titulli “pomlad sorabotnik” shfuqizohet përfundimisht.
• Punonjësit me shkollim të mesëm me titujt “pomlad referent” dhe “referent” avancohen në “referent i lartë”.
• “Referentët e lartë” kalojnë në gradën “referent i pavarur”.
• Titulli “pomlad referent” gjithashtu shfuqizohet.
Kjo reformë vulos përfundimisht një epokë të diskriminimit të heshtur dhe sjell dinjitet për të gjithë në administratë, duke barazuar në letër dhe në praktikë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.
“Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski”,
Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në