AA
Që prej transferimit të tij madhor te Real Madrid verën e kaluar, Kylian Mbappe ka qenë një nga yjet kryesorë të skuadrës spanjolle, duke sjellë gola dhe kualitete sulmuese të shkëlqyera. Por duket se jo gjithçka është e përkryer brenda fushës.
Sipas mediave spanjolle, përfshirë gazetën Marca, mungesa e angazhimit të Mbappe në aspektin mbrojtës ka nisur të shqetësojë stafin teknik të Real Madrid, ku trajneri i ri Xabi Alonso po kërkon disiplinë dhe punë ekipore.
Alonso dëshiron që të gjithë lojtarët të kthehen pas topit dhe të mbrojnë si një trup i vetëm, pavarësisht nga statusi i tyre si yje.
Në këtë kuadër, Mbappe po përballet me presionin për të përmirësuar qasjen e tij në mbrojtje dhe për të ndihmuar skuadrën edhe në fazën kur topi nuk është në posedim.
Kjo kërkesë vjen si pjesë e filozofisë së Alonsos për një skuadër kompakte dhe të bashkuar në të gjitha fazat e lojës.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të
Një zjarr i madh që ka nisur para një jave është duke iu afruar fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit.
Moti në Maqedoninë e Veriut pritet te jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, me periudha me diell. Drejtoria