AA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë një tarifë prej 35% për mallrat kanadeze duke filluar nga 1 gusht.
Kjo, edhe pse të dy vendet janë vetëm disa ditë larg një afati të vetëvendosur për të arritur një marrëveshje të re tregtare.
Njoftimi erdhi në formën e një letre të botuar në Truth Social, së bashku me kërcënime shtesë për tarifa të përgjithshme prej 15% ose 20% për shumicën e partnerëve tregtarë, shkruan BBC.
Kryeministri kanadez, Mark Carney u përgjigj në X, duke shkruar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset kanadezë ndërsa ata punojnë drejt afatit të rishikuar të gushtit.
Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Kavadar, pasi gjatë bastisjeve të realizuara me urdhër gjykate janë gjetur armë gjahu,
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 qytetarë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit mori vetëm 994 vota
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur