“All Star Game”, rekord i ri për Lebron Xhejmsin
Janë përcaktuar basketbollistwt titullarë që do të zbresin në fushë për ndeshjen magjike të “All Star Game” në NBA, sfidë e cila do të zhvillohet më 18 shkurt, në Indianapolis. Vëmendjen e ka marrë sërish LeBron Xhejms, që do të jenë në këtë ndeshje për të 20-ën herë, një rekord.
“King James” ka thyer rekordin e Kareem Abdul Jabbar (19 herë në “All Star”), duke u bërë basketbollisti i vetëm që në 20 sezonet e tij në NBA, ka qenë gjithnjë në mbrëmjen e yjeve. Jo vetëm kaq, por ylli i Lejkersit është edhe në formacionin bazë, si më i votuari në Perëndim.
Në formacionin bazë të Konferencës së Perëndimit do të jenë edhe Nikolla Jokiç (Denver), Kevin Durant (Feniks), Luka Donçiç (Dallas) dhe Aleksander Shai (Oklahoma).
Ndërsa pesëshja titullare e Konferencës së Lindjes përbëhet nga: Xhianis Antetokounmpo (Milluoki, më i votuari në Lindje), Xhoel Embiid (Filadelfia), Xhejson Tatum (Boston), Tajriz Haliburton (Indiana) dhe Damian Lillard (Milluoki).