AA
Agim Muaremi, nënoficer i Armatës së Maqedonisë së Veriut është viktima që u vra sot në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, përcjell INA.
Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për 50-vjeçarin, Agim Muaremi, që është pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në Polici rreth orës 10:15. Sipas njoftimit zyrtar, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetri në hyrje të fshatit Batincë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërkohë që motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje gjatë ditës.(INA)
Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm,
Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Mickoski, ka shkruar se
Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e ndryshimit të sistemit të pagesës së pagave, me kalimin drejt pagesës sipas orëve