AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për shtyp sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të deklaratës të fundit të të dërguarit të SHBA-së, Richard Grenell. Lajmin e bëri të ditur këshilltari i saj për mediats, Bekim Kupina, i cili konfirmoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas rikthimit të Osmanit në Prishtinë.
Reagimi vjen pasi Grenell e akuzoi presidenten për “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, duke iu referuar një deklarate të saj se shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte parandaluar së fundmi një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi Grenell në një reagim publik. Në lidhje me deklaratën e Osmanit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se nuk ka informata të tilla, por se veprimet e Beogradit janë të pritshme.
“Kjo sepse në mënyrë të vazhduar ka pasur përpjekje të Serbisë për ta penguar Kosovën në çdo formë të funksionimit të saj. Dhe në këtë fazë është shumë rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saj dhe që të kemi një reflektim” – ishte komenti i ligjvënëses.
Vjosa Osmani qe shprehur më herët gjatë javës në Uashington se presidenti Trump ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.
“Kur Filipçe flet kundër Aleksandar Vuçiqit, popullit i kujtohet se si ata uleshin dhe pinin deri në orët e para
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menagementit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE)
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend