AA
Serbia dhe Kina pritet të mbajnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake në fund të këtij muaji, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes së Kinës.
Sipas zëdhënësit të ministrisë, kolonel Jiang Bin, stërvitja me emrin “Paqeruajtësit 2025” do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, dhe do të përfshijë forcat speciale të të dy vendeve.
“Ky do të jetë ushtrimi i parë i përbashkët midis ushtrisë kineze dhe asaj serbe. Ai synon të forcojë aftësitë luftarake të pjesëmarrësve dhe të thellojë bashkëpunimin mes dy ushtrive,” deklaroi Jiang në një konferencë për shtyp.
Serbia, një vend ushtarakisht neutral, është pjesë e programit “Partneriteti për Paqe” të NATO-s, por mban marrëdhënie të ngushta me Kinën, të cilat të dyja i cilësojnë si “partneritet strategjik”. Beogradi zyrtar mbështetet te Kina për investime ekonomike dhe kredi, si dhe për përkrahje në organizatat ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Stërvitja vjen në një kohë kur Serbia ruan balancën mes aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me vende si Kina dhe Rusia.
Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikëkalimin kufitar