AA
BDI përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Korridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së
Nga BDI thonë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.
“Qytetarët nuk harrojnë se Korridori 8 është rezultat i një beteje të fuqishme politike, në të cilën BDI qëndroi në anën e zhvillimit dhe të integrimit. Ata që sot e shpallin “projekt historik”, janë të njëjtit që dikur e cilësonin si “projekt me krim epik”, e kundërshtonin me ashpërsi dhe e penguan me çdo mjet. Madje një nga vendimet e para të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, ishte anulimi i ndërtimit të tunelit mes Gostivarit dhe Kërçovës, e pastaj duke e bllokuar për muaj të tërë ecurinë e punimeve në terren.
Sot, kur frytet e përpjekjeve të BDI-së janë të dukshme, kur punët kanë hyrë në fazën e pandalshme të realizimit, shohim të njëjtët që dje e përqeshnin këtë projekt, të dalin para kamerave dhe të flasin me patetizëm për rëndësinë e tij. E vërteta është se ky projekt mban firmën e BDI-së, si në vizion, si në vendimmarrje, si në investim politik.
Korridori 8 është projekt i BDI-së. Është investim i BDI-së në të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe pjesë e pandashme e vizionit tonë për integrim dhe zhvillim të barabartë. Ne i urojmë suksese çdo institucioni dhe çdo faktori që është i përfshirë në përmbylljen e këtij projekti, sepse për ne, rëndësi ka që ai të realizohet për qytetarët, për zhvillimin ekonomik, për lidhjen rajonale dhe për konsolidimin e shtetit multietnik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”