AA
Sot në Tetovë është zhvilluar një takim miqësor mes Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare në diasporë, Bruno Ceka.
Bruno Ceka është një personalitet i shquar që prej dekadash kontribuon për çështjen kombëtare shqiptare në rajonin e Ballkanit. Edhe pse jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë aktiv në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, si dhe në mbështetjen e proceseve demokratike dhe kombëtare në të gjitha trevat shqiptare.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, ku u diskutua për sfidat aktuale të shqiptarëve në rajon dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në funksion të interesave kombëtare.
Pritet që vizita e z. Ceka në vendlindje të pasohet me takime të tjera me figura politike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut. (INA)
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga