AA
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). MARKETING Sipas
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët
Kryetari i Komisionit Kadrovik të VLEN-it, Bashkim Murtezi, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksionet politike, duke theksuar se pas