AA
Një minator i Trepçës ka protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë bllokadën institucionale dhe të formojnë sa më parë qeverinë dhe Kuvendin, shkruan Gazeta Infokus.
I emocionuar dhe me lot në sy, ai mbajti në duar fotografi që dokumentonin protestat historike të minatorëve përballë regjimit serb, duke kërkuar të drejtat e tyre.
“Në emër të minatorëve kam ardhë sot këtu… na kanë keqpërdor serbët, na përdorën resurset… ju dhamë votat, e këta na keqpërdorën. Ju lutem, sa më parë me formu qeverinë e Kuvendin, e mos me ju dhanë material Serbëve…”, u shpreh minatori në një deklaratë prekëse para mediave.
Ai i bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë për të mirën e qytetarëve, duke kujtuar se minatorët e Trepçës kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Protesta e tij simbolike vjen në kohën kur Kosova ndodhet në krizë institucionale për shkak të dështimit të partive politike për të arritur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Komuna e Tetovës ka njoftuar qytetarët se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP),
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, së bashku me zëvendësministrin Jovica Andovski, drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor Zllatko Perinski, kryetarin
Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot kanë mbajtur takim pune kushtuar Axhendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, në