AA
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka denoncuar një skemë të rëndë kriminale që, sipas saj, po ndodh në Komunën e Çairit, e cila përfshin pastrim parash, ndërtim të objekteve të rrezikshme dhe dokumente të falsifikuara, duke shkaktuar një dëm prej 225 milionë eurosh në buxhetin e shtetit, njofton Flaka
“Krimi që po zhvillohet në Çair është i dimensioneve alarmante – bëhet fjalë për legalizim të objekteve shumëkatëshe përmes falsifikimeve, që në të vërtetë janë ndërtuar kohëve të fundit, por në dokumente figurojnë si të ndërtuara në vitin 2011”, deklaroi Arsovska.
Sipas saj, ndërtuesit, të cilët në vetëm pesë vjet janë bërë milionerë, po përdorin skema të falsifikuara për të legalizuar zgjatime ndërtimore deri në 12 kate, ndonëse nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë.
“Me këtë model mafioz, pastrimi i parave bëhet përmes ndërtimit të objekteve të rrezikshme, ndërsa institucionet kompetente mbyllin sytë. Kemi të bëjmë me manipulim të dhënave, falsifikim dokumentesh dhe dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe buxhetin”, theksoi Arsovska.
Kryetarja e Shkupit u bëri thirrje organeve hetimore dhe Prokurorisë që të ndërhyjnë menjëherë dhe të fillojnë hetime të plota për këtë aferë që, sipas saj, përbën një nga skandalet më të mëdha urbanistike dhe financiare në kryeqytet.
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh