AA
Më 23 korrik do të hapet mundësia e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale, për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale. Zgjedhjet do të mbahen më 12 tetor 2025.
KQZ-ja njofton se regjistrimi i diasporës do të zgjasë 38 ditë, pra deri më 29 gusht 2025.
Të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në dy mënyra: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së ose (2) përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Po më shkon mendja këtu të komentoj procesin e kaluar të zgjedhjeve, numërimet dhe çnumërimet e pafundme, akuzat për vjedhje të votave, në veçanti nga diaspora, akuzat për keqpëdorimin e votave të diasporës etjerë etjerë.
Megjithatë, ju ftoj të regjistroheni dhe ta kryni obligimin tuaj qytetar e të votoni autoritetet lokale. E deri në zgjedhjet lokale, këta të Kuvendit ndoshta edhe mëshirohen dhe e krijojnë Kuvendin dhe fillojnë punën…
Deri tani në 50 seanca vetëm kanë shkuar nga pesë minuta dhe i kanë marrë rrogat. Punë nuk kanë kryer, por në nivelin lokal shpresojmë të jetë ndryshe.
Bahri Cani
Ministria e Punëve të Brendshme do të përfshihet në kontrollet ndaj abuzimeve me pushimet mjekësore, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Maqedonia duhet të kalojë nga deklaratat për përkushtimin ndaj integrimit evropian
Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Lotaria”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe