AA
Aktive janë pesë zjarre në hapësirë të hapur deri në orën tetë të mëngjesit nga gjithsej 29 në 24 orëshin e fundit. Dy janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).
Sipas QMK-së, sërish është aktiv zjarri në fshatin Zhelinë, drejt Erebenit, në malin Zheden, ku digjet pylli me bimësi të ulët, shkurre dhe vegjetacion të ulët. Edhe më tutje janë aktive zjarret në komunën e Vasilevës, në f. Niviçinë, pyll me bimësi të ulët, në Makedonski Brod, në f. Greshnicë, pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët, midis f. Çreshnevë, f. Llokvicë, f. Krapë, pylli i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion të ulët, si dhe në Prilep mes fshatrave Careviq dhe Smolan, me përfshirje të pyllit të përzier dhe vegjetacionit të ulët.
Nën kontroll janë zjarret në Makedonski Brod, f. Sllatinë, ku digjen bredhi, bari i thatë dhe vegjetacioni i ulët dhe në Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushnjë – Ivanovkicë, pyll i përzier, me bimësi të ulët dhe i degraduar.
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e
Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të