AA
Prokuroria, Policia Financiare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe Komisioni Evropian, Zyra për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) në Bruksel dhe Delegacioni i BE-së në Shkup kanë pranuar informacionet nga Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitetin, e cila në një deklaratë publikoi se ka pasur indikacione për shkelje serioze dhe mundësi për keqpërdorim të mjeteve lidhur me ndarjen e fondeve për Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, shkruan portali Faktor.
Ky universitet, sipas dokumenteve zyrtare, është në pronësi të “Euro College” SHPK nga Struga, pronari përfundimtar i të cilit është Armend Kadriu. Në strukturën pronësore më parë ishte edhe Genc Merko, djali i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, por këtë vit ai formalisht ia ka dorëzuar aksionet partnerit Kadriu.
“Duke vepruar në përputhje me kompetencat e saj, pas ndarjes së informacionit me Komisionin Evropian, është kryer një kontroll i jashtëzakonshëm (ECHE Check) për respektimin e kushteve për përdorimin e statusit ‘Erasmus Charter for Higher Education’ (ECHE) nga institucioni privat i arsimit të lartë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, për shkak të dyshimeve të bazuara për parregullsi në zbatimin e parimeve dhe kritereve të programit Erasmus+, të cilat janë mundësuar nga persona të punësuar brenda vetë Agjencisë. Për disa prej tyre, Bashkimi Evropian tashmë ka konstatuar ‘familjarizim’ me përfituesit në fushën e arsimit të lartë”, thuhet në deklaratë.
Universiteti kishte marrë më herët edhe licencë për shkencat mjekësore, por ajo iu hoq pas ndryshimit të pushtetit.(INA)
Në vitin 2025, lindën gjithsej 15.932 fëmijë, nga të cilët 15.850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin të vdekur.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ngrohtë. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu gjatë natës