AA
Koalicioni VLEN është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Burime jozyrtare për INA bëjnë të ditur disa nga emrat që janë pothuajse të konfirmuar, ndonëse në disa komuna ende zhvillohen kalkulime dhe anketa të brendshme për përzgjedhjen përfundimtare.
Sipas informacioneve të siguruara nga INA këta janë disa nga kandidatët potencialë të VLEN:
Izet Mexhiti – për Komunën e Çairit
Bilall Kasami – për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës
Fadil Cana – në Komunën e Gostivarit
Feti Abazi – në Komunën e Bogovinës
Daut Memishi – në Komunën e Tearcës
Blerim Sejdiu – në Komunën e Zhelinës
Fisnik Mela – në Komunën e Dibrës
Për Komunën e Likovës, Haraçinës, Sarajin, Studeniçanin dhe komuna tjera ende nuk ka vendim përfundimtar, por kandidatët do të zyrtarizohen pasi të përfundojnë anketat dhe konsultimet e brendshme.
Zyrtarizimi i plotë i kandidatëve pritet të bëhet gjatë javëve në vijim. Po ashtu VLEN në disa komuna do mbështesë kandidatë të pavarur siç është konfirmuar mbështetja për Me di Qyrën në Strugë.(INA)
Numri i të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në tetë, prej të cilëve
Ditëve të fundit janë shfaqur pamje dhe fotografi që tregojnë një sasi të madhe lënde të bardhë shkumore, e cila
Një fëmijë dhe një person i rritur janë hospitalizuar në Gostivar, pasi janë ankuar me dhembje barku. Ndërkohë, dy ditët