AA
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vend në aspektin e sigurisë.
Hoxha ka theksuar se situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës është stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, ka theksuar Hoxha.
Kërcënimet nga Serbia erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sistemi “Qytet i Sigurt” nga 12 tetori do të shtrihet në të gjithë territorin e SPB-së Ohër, duke përfshirë Strugën,
Shtrenjtimi i transportit ndërurban me autobus ka nxitur reagimin e organizatave studentore, të cilat kërkojnë subvencionimin e biletave për studentët
LSDM-ja i kërkon sërish kryeministrit Hristijan Mickoski të sqarojë nëse ekziston lidhje mes aktiviteteve të tij në Uashington dhe lobimit