AA
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.
Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh, thonë burimet e besueshme të Sinjalit./Periskopi/
Komuna e Gostivarit ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në qytet mund të përdoret për qëllime teknike, ndërsa
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ka publikuar
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht,