AA
Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë serbëve në veri të bashkohen me Serbinë.
Murati tha se në situatën e njëjtë, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan atje ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, do të duhej të zhvillohej i njëjti parim.
“Një prej arsyeve kryesore që kemi kërku shkëputjen nga Jugosllavia ka qenë që ne kemi thënë se jetojmë në një territor homogjen, të pandashëm, prej ta zëmë Preshevës, Kosovës, pjesës të shqiptarëve në Maqedoni, deri në jugun e Shqipërisë ne jetojmë në një territor homogjen ku shqiptarët janë shumicë. Nëse ne e kemi kërku bashkimin, pavarësinë duke u bazu në këto parime ne nuk mund t’ua mohojmë edhe tjerëve, në këtë rast edhe serbëve”, tha Murati.
Shkup, 22 shtator 2026-Demokracia nuk ndërtohet vetëm përmes zgjedhjeve, por edhe përmes dijes, fakteve, argumenteve dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, theksoi
Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore do të fillojë sonte në orën 02:05 pas mesnate. Në të njëjtën kohë,
A mund të bëhet Bashkimi Evropian ndërmjetës mes Shkupit dhe Sofjes? Kjo pyetje është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi