AA
Qeveria e re, e dalë nga vullneti i qytetarëve, po dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është vetëm një slogan, por një realitet konkret që përmirëson jetën e njerëzve. Në mbledhjen e fundit qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor – një hap vendimtar drejt përmirësimit të jetesës së pensionistëve.
Sipas VLEN-it, vetëm brenda një viti të qeverisjes së tyre, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 340.000 qytetarëve. Ndërkohë, nga shtatori pritet një rritje e re prej mbi 1.000 denarë, e pasuar nga një tjetër rritje me 1.000 denarë në mars të vitit 2026.
“Ky është një veprim konkret që flet për përkushtimin tonë ndaj pensionistëve, të cilët nuk i shohim si mjete për vota, por si shtylla të dinjitetit shoqëror”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ku akuzohet BDI se për dy dekada i ka përdorur të moshuarit vetëm për fotografi dhe premtime boshe.
“Në vend të propagandës, ne bëjmë politikë me vizion dhe përgjegjësi. VLEN luan me kartën e përkushtimit për çdo të moshuar që ka sakrifikuar për këtë vend”, thuhet më tej në deklaratë.(INA)
“Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”, ky ishte titulli i filmit, premiera e të cilët u mbajtë
Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, ka kryer auditim të pajtueshmërisë me
Sot maturantët iu kanë nënshtruar provimit të dytë eksternë për lëndën e gjuhës amtare dhe letërsi. Zv/ministri i Arsimit dhe