AA
Banorët e lagjes Teferiç në Strugë kanë reaguar ndaj një tabele të re komunikacioni të vendosur në hyrje të rrugës që të çon drejt fshatit Beliçë e Epërme, pasi ajo mungonte tërësisht në gjuhën shqipe, raporton portali Strugalajm.
Si shenjë proteste, banorët e kanë hequr tabelën, duke e cilësuar këtë mungesë si shkelje të ligjit dhe njëkohësisht si provokim.
“Nuk e dimë nëse tabela është vendosur nga pushteti lokal apo nga ndërmarrja përkatëse e rrugëve, por mungesa e gjuhës shqipe është e papranueshme,” kanë thënë banorët për Strugalajm.com.
Ata theksojnë se përdorimi i gjuhës shqipe në tabela të tilla është i garantuar me ligj, sidomos në zona ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë.(INA)
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë