AA
Zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe deputeti Bekim Qoku, nga radhët e VLEN, kanë vizituar Lëvizjen Vetëvendosje. Fetai njofton se mes tjerash, në takim është folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Maqedoninë e Veriut, por edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kosovë.
“Së bashku me Koordinatorin e Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku, dhe delegacionin e Aleancës për Shqiptarët, të përbërë nga deputetja Mimoza Musa, Bashkim Bakiu dhe Yllka Nuredini, sot vizituam Lëvizjen Vetëvendosje. Aty u pritëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe nga Nënkryetari i Parë dhe deputeti Glauk Konjufca. Biseduam për përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat rastisin të mbahen në tetor si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërpartiak në të ardhmen. U pajtuam për të vendosur komunikim të rregullt dhe bashkërendim për të nxitur progresin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive dhe vendeve tona”, ka shkruar Fetai.
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk êshte ne listen e publikuar te