AA
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Gjermani ka zhvilluar takim me ministrin e ri për Evropë të Gjermanisë, Ginter Krihbaum.
Murtezani është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë që ia jep RMV-së në përpjekjet për anëtarësim në BE.
“Negociatat e aderimit duhet të mbrohen nga kushtëzimet dypalëshe dhe narrativat revizioniste, për të cilën është e domosdoshme të krijohen mekanizma efektivë evropianë për vendosjen dhe monitorimin e standardeve dhe ekspertizës evropiane, veçanërisht në fushën e çështjeve historike dhe dypalëshe, me qëllim që të sigurohet drejtësi dhe parashikueshmëri në rrugën e aderimit.
Mëngjesin e sotëm, me ministrin e ri për Evropën të Gjermanisë, Ginter Krihbaum, biseduam hapur për të ardhmen tonë evropiane dhe për atë se sa është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të mbetet besnik ndaj vlerave dhe kritereve të tij.
Maqedonia e Veriut po implementon reforma, po ndërton sundimin e ligjit dhe po përgatitet institucionalisht për anëtarësim. Por gjithashtu edhe BE-ja është e domosdoshme të jetë e përgatitur.
Gjermania ofron mbështetje për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, duke ruajtur kriteret dhe standardet evropiane, por edhe duke siguruar përfitime konkrete për qytetarët edhe gjatë rrugës drejt aderimit.
Jam mirënjohës për mbështetjen gjermane, sepse perspektiva evropiane është qëllim i përbashkët”, ka shkruar ministri Murtezani.
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk êshte ne listen e publikuar te
Mjeku dhe specializanti privat Darko Vasilevski ka paralajmëruar grevë urie, pasi pretendon se për herë të tretë është refuzuar për