AA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
Dimitrovska, e cila është juriste me profesion, u zgjodh në krye të këtij institucioni në dhjetor 2023 . Sot ajo ia ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Sipas komunikatës zyrtare nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, Kuvendi do të ndjekë procedurat ligjore dhe organizative për veprimet e mëtejshme, për të cilat do të informojë publikun në kohë.
Tatjana Dimitrovska është aktualisht e përfshirë në një proces gjyqësor, me dyshime për shpërndarje të sekretit zyrtar, çështje kjo që dyshohet se ka ndikuar në vendimin për dorëheqje.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur lufta kundër korrupsionit në vend është në fokus të institucioneve dhe opinionit publik.(INA)
Për muaj me radhë, LSDM-ja kërkon vazhdimisht miratimin e ligjeve nga Agjenda Reformuese, flet për rrugën evropiane dhe përpiqet të
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi raportin për aktivitetet, projektet dhe reformat e realizuara nga Ministria gjatë dy viteve
Që nga vendosja e sistemit “Qyteti i Sigurt”, për 5 muaj janë regjistruar 120.000 shkelje trafiku. Këtë e tha sot