AA
Lëvizja Antibixhoz në Maqedoninë e Veriut alarmoi për rritjen e numrit të objekteve të lojërave të fatit.
Jushi Emurllai nga kjo Lëvizje theksoi se Qeveria nuk po i përfill kërkesat e saj për mbyllje të tërësishme të kazinove, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore bixhozi ishte kryetemë.
“Ne nga lëvizja Antibixhoz, nëse nuk bëjmë politikë, nuk do të thotë se nuk i njohim rrethanat rreth nesh. Jemi në gjendje t’i kuptojmë disa veprime tuaja mirëpo nuk mund t’i arsyetojmë. Të nderuar, të sqarohemi se Lëvizja Antibixhoz nuk sjellë ligje por inicon dhe kërkon nga ju të mbroni qytetarin dhe votuesin, duke i mbyllur të gjitha objektet deri në sjelljen e ligjit të mirëfilltë konform kërkesave të lëvizjes Antibixhoz”, theksoi Emurllai për TV Alsat.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e
Me 64 vota të deputetëve “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi padite e miratoi Ribalancin e plotëuar të Buxhetit