AA
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Departamenti kundër krimit të organizuar më 23 korrik kanë sekuestruar dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë.
Këtë e kanë konfirmuar nga MPB duke thënë se aksioni është bërë me urdhër të Prokororisë. Thonë se qëllimi është ndjekja penale e krimit të organizuar dhe korrupsionin.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 23 korrik 2025, në bazë të një Urdhri të gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarë të MPB-së nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme sekuestruan dokumentacion nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”
Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Çairt nga ku për TV Shenja kanë deklaruar se dokumentet autoriteteve policore u janë dorëzuar në kohë.
KOMUNA E ÇAIRIT
“Nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së janë kërkuar Rregjistrat e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Komuna e Çairit, në afatin e duhur ua ka dorëzuar Rregjistrat e kërkuar”.
Për aksionin kohë më parë kishte paralajmëruar edhe numri një i policisë, Pançe Toshkovski. Madje, ai kishte paralajmëruar edhe rënimin e ndërtesave të paligjshme në rast se në Çair ka të tilla.
Ndryshe, “luftën” me ndërtimet pa leje e filloi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila dorëzoi në Prokurori dokumentacione përmes të cilave pretendon se janë legalizuar objeket që janë ndërtuar pa leje në Çair./TV Shenja
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të