AA
ASH e udhëhequr nga Ziadin Sela thekson se për një vit VMRO-DPMNE po rikthen të gjitha projektet nacionaliste dhe diskriminuese.
“Vendimi i fundit për “revitalizimin” e dy muzeve në Kalanë e Shkupit nuk është asgjë tjetër, vetëm se vazhdim i projektit famëkeq për ndërtimin e muzeve për falsifikimin e historisë dhe të vërtetës për Kalanë.
I dijmë qëllimet e kësaj qeverie monoetnike, e kësaj udhëheqësie të VMRO-së e cila është vetëm vazhdimësi e Gruevskizmit, që tani po lehtësohet e mbështetet edhe nga vasalët shqiptarë në Qeveri. Kjo dëshmohet edhe me vetë faktin se asnjëra nga partitë shqiptare në Qeveri, as zëvendës ministri i kulturës nga radhët e tyre, nuk kanë reaguar dhe as i pyet dikush për atë që po përgaditet të ndodh në Kalanë e Shkupit.
Tendecat e këtilla kalojnë çdo kufi të tolerancës, prekin rëndë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve si dhe historinë tonë shekullore. Kujtojmë se një projekt i tillë që në fillim pati nxitur tensione ndëretnike me pasoja afatgjate, andaj i bëjmë thirje Qeverisë që të heq dorë nga këto plane ogurzeza për të ardhmen e vendit dhe kohezionin ndëretnik.”, reagon ASH. (INA)
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te