AA
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar publikisht se do të garojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për media, Mexhiti ka mohuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke theksuar se debati dhe analiza janë pjesë e natyrshme e procesit të brendshëm demokratik.
“E para, nuk është e vërtetë që kam mosmarrëveshje. Brenda VLEN-it diskutohet, debatohet, analizohet. Po ashtu janë të angazhuara agjenci profesionale për anketim të opinionit publik,” tha Mexhiti.
Sipas tij, qëllimi i gjithë këtij procesi është që qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut t’u ofrohen kandidatët më të mirë të mundshëm për drejtimin e komunave.
Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë shqiptare në vend po përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, dhe Çairi pritet të jetë një ndër betejat më të forta politike. (INA)
Tymi i dendur nga një zjarr i madh që po shpërthen në territorin e Serbisë po i afrohet kufirit të
Në orët e hershme të mengjesit në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna me armë. Këtë e kanë konfirmuar nga MPB
Në Bogorodicë, pritja është rreth 30 minuta për të dalë nga vendi drejt Greqisë. Për hyrje në Maqedoni të Veriut