AA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë obligim që më së voni deri më 15 shtator të vitit 2025, t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë.
“Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe dhënien fund të keqpërdorimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën”, thonë nga Qeveria.(INA)
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,