AA
Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër.
Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.
Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës.
Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në ujërat e Vardarit ishte zhdukur edhe një grua 26 vjeçare, por ajo ishte gjetur e gjallë.
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka ndërmarrë një sërë masash në fushën e sigurisë kibernetike, të cilat, sipas partisë në
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, duke pretenduar se edhe
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave nëntë vijojnë të jenë aktive,