
Deklaratë që fyen gazetarët: Fetai nënçmon mediat shqiptare të Maqedonisë së Veriut
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka ngjallur reagime të forta pas një deklarate të tij, ku në mënyrë të tërthortë nënçmon mediat shqiptare në vend.
Fetai thotë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë ndjekin zhvillimet politike dhe emisionet nga Kosova, sesa ato të televizioneve vendore.
“Më të e ndjekin njerëzit tanë se çfarë ndodhë në politikën e Kosovës dhe pa çarë se çfarë ndodhë në politikën e Maqedonisë. Më tepër ndjekin emisione si ky i juaji, sesa emisionet e televizioneve tona vendore. Kjo është realitet,” u shpreh Fetai.
Kjo deklaratë është interpretuar si një fyerje dhe mosrespekt ndaj punës së gazetarëve dhe mediave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke ngritur debate mbi rolin dhe perceptimin e medias në shoqëri.
Në opinionin publik po qarkullojnë informacione se zëvendëskryeministri Arben Fetai është sponsori kryesor i një medie për të cilën ka dyshime të forta se përhap ideologji iraniane. Ndërkohë, mediat e pavarura shqiptare në Maqedoninë e Veriut ai i injoron dhe i degradon në forma të ndryshme. Për këtë arsye, deklarata e tij e fundit është cilësuar si skandaloze – sepse, përveç hapësirës që i lë një medie me ideologji të dyshimtë nga Irani, Fetai nuk sheh vend për asnjë medie tjetër vendore në Maqedoninë e Veriut.