Blendi Hodai: Parku memorial ishte ide e familjarëve dhe Iniciativës ZERO, jo shfaqje dy muaj para zgjedhjeve
AA
Blendi Hodai nga Iniciativa ZERO ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes publike të djeshme të deputetëve, Ministrit të Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë në vendin ku ndodhi tragjedia e Spitalit Modular në Tetovë.
„Tendenca për ta përvetësuar diçka që nuk të takon është forma më e ulët e vjedhjes, sidomos kur qëllimi nuk është fisnik, por thjesht elektoral. Mund ta gënjesh veten dhe t’i bindesh se është e vërtetë, por nuk mund të gënjesh të vërtetën e aq më pak popullin. Gënjeshtra del sheshit sepse para fakteve heshtin edhe engjëjt,“ ka deklaruar Hodai, transmeton PressOnline.al.
Ai ka bërë të ditur se më 16 qershor 2025, Iniciativa ZERO, në bashkëpunim me familjarët e viktimave, ka dorëzuar kërkesë zyrtare në adresën elektronike të Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një parku memorial në hapësirën ku ndodhi tragjedia, hapësirë që sot, sipas tij, është lënë në harresë dhe është shndërruar në parking për makina të vjetra.
Ndërsa më 17 qershor 2025, e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe zyrtarisht në arkivin e Komunës së Tetovës, drejtuar Kryetarit dhe Këshillit Komunal, sërish nga Iniciativa ZERO së bashku me përfaqësues të familjarëve.
„Ajo që ndodhi dje nuk tregon as respekt e as drejtësi për familjarët e viktimave. Ishte thjesht një përpjekje e pështirë për të simuluar dhe teatralizuar dhembjen për efekte elektorale, dy muaj para zgjedhjeve lokale,“ ka shtuar më tej Hodai.
Sipas tij, propozimi për parkun memorial nuk është ide e partive apo institucioneve, por një nismë e hershme e vetë familjarëve dhe aktivistëve që kërkojnë drejtësi dhe respekt për viktimat.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të
Pas dështimit për ta arritur marrëveshje me partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar emrin e Glauk Konjufcës si kandidat të
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën