Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gabim i sistemit “VAR”, do të riluhet derbi në Belgjikë
Sport

Gabim i sistemit “VAR”, do të riluhet derbi në Belgjikë

January 27, 2024

AA

Derbi i famshëm belg mes Genkut dhe Anderlehtit, do të luhet nga fillimi për shkak të gabimeve nga dhoma e VAR-it dhe pas ankesës që bëri klubi i dëmtuar. Një trup disiplinor e ka hedhur poshtë humbjen e Genkut me rezultat 2-1 ndaj Anderlehtit në kuadër të Ligës Pro në Belgjikë, muajin e kaluar, pasi është dëshmuar se gjyqtarët nuk kanë vepruar sipas rregullave të lojës.

Incidenti në fjalë ndodhi në minutën e 23-të më datë 23 dhjetor, kur porteri vendas Kasper Shmeihel, priti penalltinë e Brajan Hejnanit dhe më pas Jira Sor shënoi nga topi i kthyer. Pamjet e përsëritura shfaqën se Sor kishte qenë brenda zonës së rrezikshme teksa Hejnan po përgatitej për të goditur topin, duke bërë që VAR të rekomandojë gjyqtarin Nathan Verboomen se goli duhet të anulohet dhe një goditje dënimi të akordohet për Anderlehtin.

Sidoqoftë, sipas rregullave të lojës, ky rast duhet të kishte rezltuar me ripërsëritje të penalltisë për Genkun. Anderlehti më pas shënoi në minutën e 91-të golin e fitores përmes Anders Drejer.

Trupi i gjyqtarëve belg kanë pretenduar se incidenti kishte qenë një gabim i VAR-it dhe jo një shpërfillje e rregullave të lojës dhe refuzuan ripërsëritjen. Genk e apeloi vendimin në Këshillin Disiplinor të Futbollit Profesional, i cili e rrëzoi këtë vendim sot (e premte).

Një rast i ngjashëm në Ligën Premier ndodhi vitin e kaluar, kur me të përfunduar ndeshja Tottenham – Liverpul, u kërkua që ndeshja të riluhej përsrëi për shkak të gabimeve evidente të dhomës së VAR-it, kërkesë kjo që nuk u realizua.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

November 15, 2026
Kosovë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër

November 15, 2026
Kosovë

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende

November 15, 2026
Kosovë

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5177
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15494
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë

Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

Shkruan: Naser PAJAZITI E mbani mend “Revolucionin Laraman” të vitit 2016 në Maqedoninë e Veriut. Ishte një model revolte dhe

Kosovë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.